Flash

Kush është politikani që e shpëtoi nga atentati Ervis Martinajn në Aeroportin e Prishtinës?

Lapsi.al 21 September 2022
Kush është politikani që e shpëtoi nga atentati Ervis

Artan Hoxha ka folur për rastin kur Ervis Martinaj u shpëtua nga ekzekutimi nga një politikanë i Kosovës. Hoxha në emisionin “Pressing” në T7 tha se Martinaj ishte duke u kthyer nga Stambolli për në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, kur u tentua ekzekutimi i tij.

Pa përmendur emrin, gazetari tha se një politikan kosovar, i cili ka qenë edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës, e ka marrë Martinajn me automjet të blinduar dhe si pasojë ky i fundit ka shpëtuar nga ekzekutimi.

Hoxha thotë se prezenca e politikanit kosovar në ato momente mund të ketë qenë rastësi, mirëpo thotë se ky politikan ia shpëtoi jetën Ervis Martinajt.

Hoxha: Ka organizuar një skuadër vrasjesh, dhe kanë tentuar ta ekzekutojnë në dalje të aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës. Kjo ka ndodhur në vitin 2019 gjatë kthimit të tij nga Dubai në Stamboll dhe nga Stambolli në Prishtinë.

Ervis Martinajn ka ardhur e ka marrë një politikan i Kosovës, i cili lëvizë me automjete të blinduara, ai ka qenë rastësisht aty, dhe ka ardhur për miqësi por pa dashur ai e ka shpëtuar nga atentati sepse personat që kanë ardhur nga jugu i Shqipërisë e kanë parë që Martinaj po lëvizte me mjete të blinduara dhe me njerëz me reputacion në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI