Flash

Kryeministri kanadez zemëron britanikët: Ia mori këngës para varrimit të Mbretëreshës

Lapsi.al 21 September 2022
Kryeministri kanadez zemëron britanikët: Ia mori këngës para

Një zëdhënës i kryeministrit kanadez Justin Trudeau reagoi pas publikimit të një videoje të shefit të tij. Aty Trudeau shihej duke kënduar këngën “Bohemian Rhapsody” të grupit Queen në një holl hoteli në Londër. Ngjarja kishte ndodhur 2 ditë përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabetë II.

Videoja prej 14 sekondash është parë më shumë se 1.5 milion herë. Trudeau i veshur sportiv duket mbështetur në një piano në hotelin Corinthia. Bashkë me të tjerë ai këndon një prej këngëve më të famshme të grupit rock.

Pamjet fillimisht ndezën debate mbi origjinalitetin e saj. Megjithatë stafi i Trudeau pranoi se videoja ishte e vërtetë.

“Pas darkës të shtunën, [kryeministri] iu bashkua një grupi të vogël anëtarësh të delegacionit kanadez. Ata u mblodhën për të nderuar jetën dhe shërbimin e Madhërisë së Saj”, - tha një zëdhënës i kryeministrit. Ai shtoi se Trudeau kishte "marrë pjesë në aktivitete të ndryshme" për të nderuar Elizabeth II teksa ishte në Londër.

“Të gjithë kënduan me mua për dy orë. Kjo ishte ndjenja. Ishte shumë argëtuese” – tha pianisti i njohur kanadez Gregory Charles.

Video ka shkaktuar zemërim tek britanikët.

“E turpshme! As ia vlen ta përshkruash. Jo. Nuk ka asnjë provë se ai ishte i dehur. Por jo tani. Ai është Kryeministër. Në një vend publik, në prag të funeralit të Mbretëreshës. Kështu sillet ai?” - shkroi në Tëitter Andrew Coyne, një kolumnist i gazetës “Globe and Mail”.

Ndërsa avokati dhe autori Mark Bourrie shkroi se ai donte që të tjerët "të këndonin sa të doni në ditët para funeralit të tij".

Trudeau, i cili mori pjesë në funeralin shtetëror së bashku me anëtarët e delegacionit kanadez tha se Mbretëresha, të cilën e takoi në disa raste, ishte "një nga njerëzit e tij të preferuar në botë". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI