Flash

Kim Kardashian nderohet për punën e saj filantropike

Lapsi.al 21 September 2022
Kim Kardashian nderohet për punën e saj filantropike

Kim Kardashian do të nderohet me çmimin "Giving Tree Award" në  Baby2Baby Gala. Sipas Forbes, Kim ka përdorur platformën e saj për t'i dhuruar Baby2Baby dhe fëmijëve që jetojnë në varfëri.

Gala e këtij viti Baby2Baby do të jetë më 12 nëntor, e prezantuar nga Paul Mitchell. Kardashian do t'i bashkohet listës së të nderuarve të kaluar, duke përfshirë Jessica Alba, Jennifer Garner, Vanessa Bryant. Bashkëdrejtorët e Baby2Baby, Kelly Sawyer Patricof dhe Norah Weinstein, i thanë Forbes, se ata mendonin se nuk kishte shembull më të mirë se Kim. Ata vunë në dukje se ajo përdori "platformën e saj  gjatë COVID për të rritur ndërgjegjësimin për fëmijët që u mungonin pelenat dhe formula".

Drejtorët vazhduan duke thënë se Kim dhuroi "miliona dollarë për të çuar më tej misionin tonë. Për të ofruar gjëra të nevojshme për familjet në nevojë". Themeluesja e Skim i ka dhuruar organizatës mbi gjysmë milioni dollarë që kur filloi të punojë me ta në 2013.

Donacionet hedhin dritë mbi një anë të Kim-it jo gjithmonë të portretizuar. Megjithatë, me sezonin e ardhshëm të The Kardashians, ne mund të shohim më shumë rreth jetës së saj.

Ajo tregoi në 'Good Morning America' se episodi premierë është, " një episod vërtet seriozisht i thellë, i prekshëm për të cilin nuk kemi folur." "Kështu që unë mendoj se njerëzit do të befasohen vërtet,"u shpreh Kim Kardashian.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: Hola

Të këshilluara

Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi

Rita Ora ka konfirmuar  martesën e saj me regjisorin, Taika Waititi. E ftuar në podcastin Greatest Night Ever , Rita la të kuptohet se një tjetër dasmë  mund të...

12:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI