Flash

Kavajë/ Morën peng një 17-vjeçare dhe e dhunuan, arrestohen 2 persona

Lapsi.al 21 September 2022
Kavajë/ Morën peng një 17-vjeçare dhe e dhunuan,

Një vajzë 17-vjeçare është marrë peng dhe është dhunuar fizikisht ditën e djeshme në Kavajë. Mësohet se e mitura është marrë me forcë nga dy të rinj, një 23-vjeçar dhe një tjetër 18-vjeçar. Të rinjtë morën peng vajzën, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim. Në këto ambiente ata e kanë dhunuar fizikisht. Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke liruar të renë. Ndërkohë policia njofton se janë arrestuar dy të rinjtë, të cilët ishin me banim në Peqin. Gjatë kontrollit fizik të 18-vjeçarit, u gjet një dorezë metalike (përforcues grushti). Kjo armë dyshohet të jetë përdorur në dhunimin e 17-vjeçares.

Nuk dihet ende shkaku i këtij veprimi, ndërsa policia ka marrë dëshminë e vajzës si edhe të dy pengmarrësve.

Njoftimi

Kavajë

Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Ata i hoqën lirinë një shtetaseje dhe ushtruan dhunë ndaj saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët se dy shtetas i kishin hequr lirinë një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar.

Falë veprimeve profesionale policore nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë arrestuar në flagrancë, në një kohë rekord, shtetasit:

– A. D., 23 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim;

– A. H., 18 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Të këshilluara

Media serbe: Greqia pritet ta njohë Kosovën

Është një mundësi krejtësisht reale që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Greqia, Spanja, Qiproja, ...

11:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI