Flash

I riu shqiptar kapet me drogë në Itali

Lapsi.al 21 September 2022
I riu shqiptar kapet me drogë në Itali

Një i ri shqiptar dhe një italian janë ndaluar nga policia, pasi efektivët vunë re një erë të fortë hashashi që vinte nga automjeti me të cilin ata po lëviznin. Nga kontrolli i parë që bëri policia bashkiake, u gjetën 16 gramë hashash, sipas mediave italiane.

Agjentët më pas kontrolluan shtëpitë e dy të rinjve dhe në garazhin e makinës, një Audi A7, u gjetën rreth 2.6 kg hashash të ndarë në 26 pako, si dhe 23 thasë me ushqyes për kanabisin, THC. Brenda shtëpisë u gjet edhe një sasi e vogël droge. Gjithashtu, janë sekuestruar 790 €, një scacciacani (riprodhim i një pistolete Beretta FS 98) me të shtëna përkatëse, një shufër dhe një thikë.

I riu, i cili akuzohej për të gjithë drogën e sekuestruar, u la në arrest shtëpie. Po vijojnë hetimet për përfshirjen e subjekteve të mëtejshme aktive në prokurimin dhe tregtimin e lëndës narkotike dhe për burimet e furnizimit të saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI