Flash

Behati Prinsloo, e lënduar nga tradhëtia e Adam Levine

Lapsi.al 21 September 2022
Behati Prinsloo, e lënduar nga tradhëtia e Adam Levine

Behati Prinsloo thuhet se është "shumë e mërzitur" nga tradhëtia e Adam Levine. Të martën, artisti mohoi se kishte patur lidhje me dikë. Ai deklaroi se "kapërceu kufirin" duke u përfshirë në biseda "flirti".

"Ai pranoi se është treguar jobesnik," i tha People një burim i afërt me modelen. “Ai pranoi se ishte sjellur si idiot. Megjithatë ajo është ende shumë e lënduar.”

Insajderi pretendoi se Prinsloo është "100 për qind e përkushtuar ndaj familjes së saj" dhe shtoi se Levine "është shumë i kuptueshëm për ndjenjat e saj"."Adam po përpiqet më të mirën për t'i përmirësuar gjërat," shtoi burimi. "Ai nuk dëshiron një divorc."

Në deklaratën e tij në Instagram Story , këngëtari i Maroon 5, 43, pranoi se  "përdori gjykim të dobët për të folur me dikë tjetër përveç gruasë tij në cdo lloj mënyre flirtuese", por nuk përmendi emra. "Unë nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime," shkroi Adam, duke pranuar se ndërveprimet e tij "në raste të caktuara" ishin "të papërshtatshme". "Unë e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa për ta kaluar këtë me familjen time," pohoi Levine.

Postimi  erdhi një ditë pasi modelja Sumner Stroh, në një video në TikTok  zbuloi se kishte patur një romancë me muzikantin. 23-vjeçarja pohoi për Page Six se marrëdhënia e saj e supozuar me Levine  ndodhi “vitin e kaluar”. Ajo tregoi se gjithcka nisi pasi mbaroi kolegjin dhe kishte patur kontakt fizik.

Adam dhe Behati janë të martuar që nga viti 2014. Ata kanë dy vajza Dusty Rose, 5 vjeç dhe Gio Grace, 4. Aktualisht janë në pritje të një djali. Sipas Stroh, këngëtari kohët e fundit u kthye në jetën e saj për ti treguar se do e emëronte djalin e tij të ardhshëm pas saj./ Lapsi.al

Të këshilluara

Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi

Rita Ora ka konfirmuar  martesën e saj me regjisorin, Taika Waititi. E ftuar në podcastin Greatest Night Ever , Rita la të kuptohet se një tjetër dasmë  mund të...

12:01

Rikthehet Golden Globes

Golden Globes po kthehen në televizion. Pas mbajtjes së një eventi të patransmetuar në fillim të këtij viti për shkak të një polemike të diversitetit dhe eti...

11:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI