Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Arrestohet 43-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur në një dyqan

Lapsi.al 21 September 2022
Arrestohet 43-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë për

Një 43-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi akuzohet se ka vjedhur para dhe bizhuteri në një dyqan. Sipas uniformave blu është arrestuar I. D., 43 vjeç. Për të kryen vjedhjen ai kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. 43-vjeçari ishte i dënuar me masën “arrest shtëpie” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Mas arrestimit ai do të gjykohet edhe për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja".

Njoftimi i policisë:

Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja".

Të ngjashme: Arrestohet “skifteri” i Sarandës, zbardhen vjedhjet që kishte kryer

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në dyqanin, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Media serbe: Greqia pritet ta njohë Kosovën

Është një mundësi krejtësisht reale që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Greqia, Spanja, Qiproja, ...

11:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI