Flash

AKU ngre alarmin: Mos e konsumoni këtë produkt

Lapsi.al 21 September 2022
AKU ngre alarmin: Mos e konsumoni këtë produkt

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kërkoi sot tërheqjen nga tregu të kremviçeve Wudy me arsyetimin se tek to ishte gjetur një bakter shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Sipas AKU, nga analizat e kryera u konstatua prezencë e bakterit "Listeria monocytogenes"që shkakton dhe infeksionin Listeroza.

Çfarë është infeksioni Listerioza?

Listerioza është një infeksion i rëndë i cili zakonisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve me bakterin "Listeria monocytogenes". Bakteret e këtij lloji mund të mbijetojnë dhe pa praninë e oksigjnit.

Më së shumti prek disa kategori të veçanta, teksa grupet e rrezikuara të popullatës, në të cilat bëjnë pjesë të janë të moshuarit, dhe sidomos ata mbi moshën 65 vjeçare, gratë shtatzëna dhe fetuset, por edhe foshnjat e porsalindura, personat me imunitet të dobët.

Ky infeksion rritet në mjedise dhe produkte të ndryshme ushqimore, dhe madje është relativisht rezistent ndaj ngrirjes, tharjes, kripës,

Çfarë efektesh ka në shëndet?

Listerioza mund të shkaktojë një spektër të gjerë simptomash. Disa pacientë mund të mos të kenë simptoma, por kjo ndodh tek personat e shëndetshëm.

Infeksioni mund të shkaktojë sëmundje serioze, më së shpeshti tek personat me sëmundje kronike, tek personat e moshuar ose me imunitet të dobët.

Simptomat e infeksionit janë të vjella, dhimbje stomaku, diarre, përgjumësi, dhimbje koke, ethe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI