Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Aksioni i Forcave Speciale në Kosovë, arrestohen zyrtarë dhe biznesmenë

Lapsi.al 21 September 2022
Aksioni i Forcave Speciale në Kosovë, arrestohen zyrtarë dhe

Në Kosovë është zhvilluar një aksion i madh nga Njësia Speciale, ku kanë përfunduar në pranga zyrtarë dhe biznesmenë.

Aksioni “Brezovica 6” u zhvillua në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Podujevë, meqë rast janë arrestuar shtatë persona. Lajmin e ka konfirmuar  prokurori i rastit, Rasim Maloku, shkruan gazeta Express.

“Aksioni është duke vazhduar sot në Prishtinë ndaj tetë personave, janë bastisur 11 lokacione, prej tyre dy janë në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë. Tetë persona janë të pandehur, ndërsa janë arrestuar shtatë. Tre janë të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, një i KEDS-it dhe tre janë biznesmenë-investitorë”, tha Maloku për “Betimi për Drejtësi”. Ai shtoi se aksioni është në përfundim dhe se ka filluar në ora 06:00.

Aksionin e sotëm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke thënë se po realizohet në koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI