Flash

Adam Levine dhe modelja shihen në publik pas akuzave për tradhëti

Lapsi.al 21 September 2022
Adam Levine dhe modelja shihen në publik pas akuzave për tradhëti

Adam Levine dhe Behati Prinsloo u panë së bashku për herë të parë mes akuzave se ai e ka tradhëtuar. Në fotot e marra nga Daily Mail  dyshja u fotografuan duke marrë dy fëmijët e tyre nga shkolla në Montecito, Kaliforni.

Këngëtari i Maroon 5, u përfol së fundmi në media pasi tre modele deklaruan se kanë patur lidhje me të .Sumner Stroh ishte e para që doli publikisht, duke i thënë ekskluzivisht Page Six se lidhja e saj e me Levine - zgjati "rreth një vit". Ajo tregoi se romanca nisi kur modelja "mbaroi kolegjin në 2021".Në një video virale të TikTok, Stroh zbuloi  gjithashtu mesazhet me Adam.

Në një nga mesazhet thuhej: “Është vërtet joreale se sa mbresëlënës je. Ma more mendjen.”

Prezantuesi i "The Voice" - i cili ka qenë i martuar me Prinsloo që nga viti 2014 i  adresoi akuzat. Por, ai mohoi lidhjen dhe pranoi se kishte kapërcyer kufirin.

"Kam përdorur gjykim të dobët duke folur me dikë tjetër përveç gruas sime në çdo lloj mënyre flirtuese," shkroi Adam Levine në një deklaratë në Instagram të martën.

“Nuk kam pasur lidhje , megjithatë e kalova kufirin në një periudhë të dhimbshme të jetës sime.  Unë e kam adresuar këtë. Kam ndërmarrë hapa për ta kaluar këtë situatë me familjen time.”

“Të isha kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua, ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Do ta kalojmë së bashku”, përfundoi ai.

Prinsloo, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë ende nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat. /Lapsi.al

Të këshilluara

Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi

Rita Ora ka konfirmuar  martesën e saj me regjisorin, Taika Waititi. E ftuar në podcastin Greatest Night Ever , Rita la të kuptohet se një tjetër dasmë  mund të...

12:01

Rikthehet Golden Globes

Golden Globes po kthehen në televizion. Pas mbajtjes së një eventi të patransmetuar në fillim të këtij viti për shkak të një polemike të diversitetit dhe eti...

11:38

Ndahet nga jeta aktori i Ocean's 11

Aktori Henry Silva, i njohur për paraqitjen në filmat Ocean's 11 ka ndërruar jetë në moshën 95 vjecare. Lajmi u konfirmua nga djali i tij për The Hollywood Repo...

18:15

Beatrix Ramosaj në Dance With Me

Dance With Me nisi rrugëtimin disa javor mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë që u prezantuan disa nga konkurentët, Alketa Vejsiu tha se të tjerë të famshëm do ti bashk...

14:22

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI