Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

300 mijë rezervistë rusë/ Britanikët bëhen gati për më të keqen pas kërcënimeve të Putin

Lapsi.al 21 September 2022
300 mijë rezervistë rusë/ Britanikët bëhen gati

Fjalimi i së mërkurës i presidentit rus, Vladimir Putin ka sjellë shqetësime në Britani. Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Gillian Keegan për Sky News tha se kërcënimet që Putin bëri duhet të merren seriozisht.

“Është e qartë se është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, ju e dini, ne nuk e kemi kontrollin. Ky është padyshim një përshkallëzim”, tha ajo.

Ajo shton se duhet të kërkohet qetësi përballë kanosjes së shprehur prej liderit rus në fjalim, kur fliste për të përdorur armë bërthamore.

Kujtojmë që këtë mërkurë lideri rus ka dalë përpara kombit rus, dhe ka shpallur  mobilizm të pjesshëm ushtarak. Putin deklaroi se është shumë e nevojshme për të marrë masa urgjente për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat. Gjithashtu ai akuzoi Perëndimin se ka për qëllim që të shkatërrojë Rusinë dhe se po i përdor ukrainasit si ‘mish për top’. Ai shtoi se vendet perëndimore po e tregojnë nga dita në ditë se nuk duan paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Putin tha se i mbështet referendumet urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus, si në Dontesk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI