Flash

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Lapsi.al 20 September 2022
WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

WhatsApp njofton se së shpejti do të ndalojë së funksionuari në disa telefona. Njoftimi vjen pas prezantimit të iPhone-ve të rinj. Vitin e kaluar, kompania “goditi” përdoruesit Android, sistemi operativ i të cilëve ishte më i vjetër se Android 4.1.

Nga tetori do të preken edhe pronarët e iPhone. Domethënë ata që përdorin iOS 10 dhe 11. Duke filluar nga 24 Tetori, në këto telefona nuk do të funksionojë më aplikacioni WhatsApp. Përdoruesit e këtyre versioneve të sistemit operativ iOS do të duhet të kalojnë në iOS 12, si dhe pronarët e iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S.

Megjithatë, modelet e iPhone 5 dhe iPhone 5C nuk janë të pajtueshme me iOS 12, që do të thotë se pas 24 tetorit, pronarët nuk do të mund të përdorin më aplikacionin popullor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI