Flash

VIDEO/ I riu që tentoi të zbulojë arkivolin e Mbretëreshës: Nuk besoj se ka vdekur

Lapsi.al 20 September 2022
VIDEO/ I riu që tentoi të zbulojë arkivolin e

Një person u përpoq të zbulonte arkivolin e Mbretëreshës Elisabetë gjatë homazheve. Ai tentoi të hiqte flamurin që mbulonte arkivolin, por u ndalua nga rojet. Muhammad Khan, 28 vjeç doli para gjykatës këtë të martë.

Ai tha se e kreu aktin pasi “nuk besonte që mbretëresha kishte vdekur”. I riu u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster i akuzuar për dy shkelje të ligjit.

Prokurori Luke Staton tha se Khan kishte qenë një nga rreth 250 mijë njerëzit që u rreshtuan për orë të tëra për të kaluar para arkivolit të Madhërisë së Saj.

"I pandehuri kishte arritur në Westminster Hall. Më pas ai u pikas nga oficerët që ishin të pranishëm pranë arkivolit. Ai doli nga rreshti dhe iu drejtua arkëmortit. Më pas kapi flamurin që mbështillte arkivolin me të dy duart e tij" – tha prokurori.

Para gjykatës avokati shpjegoi se klienti i tij ishte kishte krijuar bindjen se Mbretëresha nuk kishte vdekur. Ai iu afrua arkivolit për të "kontrolluar vetë" nëse gjithçka ishte e vërtetë.

“Ai e kishte shprehur që përpara funeralit shtetëror se kishte në plan të shkonte në varrim. Ai planifikoi t’i shkruante familjes mbretërore. Nëse ata nuk do të përgjigjeshin ai kishte pnaifikuar të shkonte vetë në Kështjellën Ëindsor, Pallatin Buckingham dhe Balmoral të fliste me Mbretëreshën" – tha prokurori.

Mjekët deklaruan se Khan ishte i paqëndrueshëm. Sipas tyre ai është i sëmurë mendor dhe i përfshirë nga iluzionet. Khan foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij dhe se po qëndronte te një miku i tij në Londrën Veriore.

"Ai është ende në deluzion dhe mendon se mbretëresha nuk ka vdekur. Mendon se mbreti Charles ka bërë diçka. Ai ende mendon se ajo është gjallë" - tha gjykatësi Michael Snow.

Khan iu dha lirimi me kusht që të qëndronte në një spital të shëndetit mendor deri në datën e tij të ardhshme gjyqësore më 18 tetor.

Rastet e tjera

Por ky nuk ishte rasti i vetëm. Mark Hague, 52 vjeç u deklarua fajtor para gjykatës pasi ishte shoqëruar nga homazhet të shtunën në mëngjes. Një grua ngriti zërin pasi dëgjoi se ai po thoshte: "Unë do t'i them asaj të dalë nga arkivoli sepse ajo nuk ka vdekur".

Edhe Adio Adeshine, 19 vjeç, u ndalua në paraburgim. Ai u akuzua për gjeste të turpshme gjatë homazheve dhe ngacmim seksual pasi ishte zhveshur duke qëndruar në rradhë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI