Flash

Sulmi kibernetik/ VOA: Agresorët kanë depërtuar në thellësi të të dhënave sekrete

Lapsi.al 20 September 2022
Sulmi kibernetik/ VOA: Agresorët kanë depërtuar në

Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës ka vendosur ndalimin e çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik. Megjithatë ata hodhën në rrjet, në faqen “Homeland Justice”, shkëmbimet e postës elektronike të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare Gledis Nano. Këto mesazhe u rimorën më pas nga mediat shqiptare. Njoftimin për urdhërin e prokurorisë e bëri të ditur drejtoria e përgjithshme e policisë.

Më 9 shtator, sistemet informatike të policisë shqiptare u bënë objekt i një sulmi të dytë kibernetik. Autoritetet, bën përgjegjës sërish Iranin. Po ashtu, ata njoftuan se nga sulmi ishte goditur sistemi TIMS, i cili regjistron hyrje-daljet e personave dhe automjeteve nga Shqipëria. Por më pas u mësua se pjesë e goditjes kishin qenë dhe sisteme të tjera të policisë. Me sa duket janë prekur edhe shkëmbimet elektronike të drejtuesve të lartë të saj.

Lexo më shumë: Prokuroria paralajmëron mediat: Mos i publikoni materialet e vjedhura nga hakerat, do viheni nën hetim!

“Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit”, shpjegon njoftimi i policisë, duke saktësuar se “Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi”. Njoftimi paralajmëron se “në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës”.

Gjatë ditës së hënë, një seri emalesh të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nxorrën në pah shkëmbime informacionesh mbi persona të kërkuar. Aty flitej edhe mbi atentate të mundshme ndaj politikanëve. Aty përmendej rasti i ish-drejtuesit të opozitës shqiptare Lulzim Basha, apo kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Po ashtu kishte dhe komunikime të zotit Nano me partnerë të huaj, për çështje sensitive, të konsideruara sekrete.

Publikimi i tyre sulmi kibernetik duket se ka depërtuar në thellësi. Theksojmë se deklaratat e autoriteteve theksonin se të dhënat zyrtare nuk ishin prekur. Kryeministri Edi Rama deklaroi se “agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”.

Ndërkohë që në njoftimin e saj mbi vendimin e Prokurorisë, policia deklaroi se “publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare”./ VOA

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62 vjeçar në Tiranë është gjetur i pajetë mesditën e sotme. Nga këqyrja paraprake, shtetasi G.Gj dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Njo...

13:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI