Flash

Princ Harry: Mjaft komentuat raportin tim me William

Lapsi.al 20 September 2022
Princ Harry: Mjaft komentuat raportin tim me William

Princ Harry ka kërkuar që publiku të "ndalojë së foluri" për grindjen e tij me Princ William, ndërsa ata vajtojnë vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

"Njerëzit duhet të ndalojnë së foluri për të gjitha këto gjëra dhe të përqendrohen te gjyshja ime," i tha Harry një shoku sipas The Times. Gazeta citoi gjithashtu një burim që tha se Princi është "i fokusuar vetëm në të bërë atë që është e drejtë për të nderuar Mbretëreshën". Insajderi shtoi se Uilliam po përjeton  vdekjen e gjyshes së tij dhe nuk është i fokusuar në  marrëdhënien e tij me Harry-n". "Ata po përpiqen të bëjnë më të mirën".

Dyshja janë vendosur në një front të bashkuar që kur monarku vdiq më 8 shtator. Ata u angazhuan në një shëtitje të përbashkët mbretërore për të përshëndetur vajtuesit. Gjithashtu ecën pas arkivolit të Mbretëreshës kur ajo u largua nga Pallati Buckingham javën e kaluar.

Mosmarrëveshja e vëllezërve është përfolur shpesh në media. Por, vëmendja u rrit më shumë pasi Meghan dhe Harry u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore në janar 2020. Dyshja foli për largimin në një intervistë  me Oprah Winfrey.

"Unë e dua William " tha Harry në atë kohë.  "Ne kemi kaluar nëpër ferr së bashku dhe kemi një përvojë të përbashkët. Por, tani jemi në rrugë të ndryshme",u shpreh ai./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i Ocean's 11

Aktori Henry Silva, i njohur për paraqitjen në filmat Ocean's 11 ka ndërruar jetë në moshën 95 vjecare. Lajmi u konfirmua nga djali i tij për The Hollywood Repo...

18:15

Beatrix Ramosaj në Dance With Me

Dance With Me nisi rrugëtimin disa javor mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë që u prezantuan disa nga konkurentët, Alketa Vejsiu tha se të tjerë të famshëm do ti bashk...

14:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI