Flash

NATO-ja e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në rast të tensioneve të reja

Lapsi.al 20 September 2022
NATO-ja e gatshme të dërgojë më shumë trupa në

NATO-ja është e gatshme të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në mesin e minoritetit serb, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS – Republika e Kosovës.

“Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar… nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë… mund ta marrim këtë vendim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni.

Ai i ka bërë këto deklarata para gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Situata në veri të Kosovës është tensionuar më 31 korrik, një ditë para se Qeveria e Kosovës të niste zbatimin e vendimit për dokumentet për hyrje/dalje dhe regjistrimin e targave të makinave në RKS.

Serbët lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Për shkak të tensioneve, dhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës e pati shtyrë zbatimin e vendimit për një muaj dhe barrikadat më pas janë hequr.

Ndërkohë palët janë dakorduar për çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, ndërsa vendimi për regjistrim të makinave, ka hyrë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë ofruar hollësi se si do të veprojnë pas skadimit të këtij afati. Në Kosovë vlerësohet se janë rreth 10.000 makina me targa të qyteteve të Kosovës – kryesisht KM (Mitrovicë e Kosovës) të cilat i lëshon Serbia.

Kosova i konsideron këto targa ilegale, meqë Prishtina dhe Beogradi kanë marrëveshje për liri të lëvizjes prej vitit 2011.

Piperni ka thënë se situata aktualisht është e qetë, mirëpo e brishtë, andaj NATO-ja nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja, apo dhunës, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave më 31 tetor.

“Nëse situata përkeqësohet, ne jemi gati të intervenojmë, ne jemi të gatshëm që të jemi në mes të protestuesve dhe organizatave të sigurisë”, ka thënë ai.

“Ne kemi forca të mjaftueshme për t’u përballur me situatën. Me një numër të tillë trupash, ne mund t’i japim fund secilit lloj të tensionit”, ka thënë Piperni, duke iu referuar trupave jashtë Kosovës, që mund t’i angazhojë NATO-ja si përforcime.

Autoritetet në Serbi kanë thënë se vendimet e tilla të Qeverisë së Kosovës synojnë dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës.

Megjithatë, ato nuk kanë paraqitur prova për pretendime të tilla.

Dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur më 2011. Palët kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Kosova insiston që dialogu të finalizohet me njohje të ndërsjellë, derisa Serbia përmend zgjidhje kompromisi. /REL/

Të këshilluara

Vrau dy motrat, burg përjetë autorit

Përparim Ademi, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë, është dënuar me burg përjetë. Ngjarja ndodhi paraditen e 31 dhjetorit 2020, ku Ademi ekzekutoi me aut...

11:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI