Flash

Meta dënon urdhrin e Prokurorisë për mediat: Masë frikësuese

Lapsi.al 20 September 2022
Meta dënon urdhrin e Prokurorisë për mediat: Masë

Ilir Meta tha sot se urdhri i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e emaileve në media është një masë frikësuese. Ajo, sipas Metës, nuk e zgjidh problemin e hakerimit të të dhënave.

Duke folur në një konferencë për mediat ai u shpreh se besimi i qytetarëve te institucionet kthehet vetëm nëse jep dorëheqjen kryeministri Rama.

"Problemi nuk janë mediat. Në vlerësimin tim problemi është qeveria, problemi është kryeministri. Sot pas 16 muajsh qëkur plasi skandali i patronazhistëve, hakerimi që vetë qeveria i bëri të dhënave për tua dhënë patronazhistëve për tu bërë shantazh qytetarëve, prokuroria nëse do kishte lëvizur në drejtimin e duhur në atë kohë nuk do ishte këtu sot. Prokuroria vajti për të bllokuar serverin e Lapsit dhe situata është kjo. Këta njerëz nën pushtetin e Ramës shkelin ligje, sepse ndihen të mbrojtur nga ai. Kjo nuk është zgjidhja. Kjo është një masë frikësuese, tepër relative, e cila cënon lirinë e medias dhe nuk zgjidh gjë. Mbrëmë “The Telegraph”, e kishte publikuar. Çfarë do ti bësh medias ndërkombëtare? 

Këtu i gjithë shteti është lakuriq. Është ekspozuar në mënyrë të turpshme. Vetëm dorëheqja e Ramës mund të rivendosë besimin e qytetarëve te institucionet. Ka qenë ai garanti i hakerimit të parë. E ka marrë ai përsipër në sy të të gjithë shqiptarëve që patronazhistët po bëjnë një punë shumë të mirë." - u shpreh Meta.

Lexo më tej: Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që ti’a ngrejë 

Të këshilluara

Vrau dy motrat, burg përjetë autorit

Përparim Ademi, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë, është dënuar me burg përjetë. Ngjarja ndodhi paraditen e 31 dhjetorit 2020, ku Ademi ekzekutoi me aut...

11:53

Eksportet rriten me 41% në tetë muaj

Eksportet kanë përshpejtuar sërish rritjen në muajin gusht. Ato janë ndihmuar kryesisht nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, sidomos për naftën. Sipa...

07:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI