Flash

Meta: DEA amerikane duhet të kishte qendër në Shqipëri

Lapsi.al 20 September 2022
Meta: DEA amerikane duhet të kishte qendër në Shqipëri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet për veprimtarinë e DEA-s në vendin tonë. Ai theksoi se një nga qendrat e saj duhet të ishte në Shqipëri edhe për shkak të nivelit të lartë të kriminalitetit.

Sipas tij, vendi ynë është i preferuar për të gjitha llojet e trafiqeve.

“Sipas të dhënave, i bie që DEA një nga qendrat ta kishte në Shqipëri, po t’i referohemi volumit të trafikut që qarkullon. Ky është ekzagjerim, pasi përmasat janë të një niveli të jashtëzakonshëm. Ato s’kanë lidhje me përmasat gjeografike, Vendi ynë është i preferuar nga të gjithë llojet e trafikantëve, nga e gjithë bota. Lufta kundër trafikut të drogës ka qenë prioritet që prej 10 vitesh ka ngelur në vend. Bëhen goditje për statistika, ose për shkak të përkushtimit të agjencie të caktuara partnere. Por dihet që lufta kundër drogës për këtë qeveri nuk është prioritet. Ne besojmë se lufta kundër krimit sjell zhvillim të qëndrueshëm, dhe s’ka investim pa arsim.”, tha Meta.

Lexo më tej: Lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar, ekipi i DEA-s amerikane vjen në Shqipëri 

Të këshilluara

Vrau dy motrat, burg përjetë autorit

Përparim Ademi, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë, është dënuar me burg përjetë. Ngjarja ndodhi paraditen e 31 dhjetorit 2020, ku Ademi ekzekutoi me aut...

11:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI