Flash

Mbytja e turistes në Sarandë, arrestohet 45-vjeçari që nuk siguroi kushtet teknike

Lapsi.al 20 September 2022
Mbytja e turistes në Sarandë, arrestohet 45-vjeçari që nuk

Një 29-vjeçare angleze është nxjerrë e pajetë pasditen e djeshme nga deti në Sarandë. Mësohet se një 45-vjeçar është arrestuar si përgjegjës për vdekjen e saj. Bëhet e ditur se 45-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Zhytësja ishte pjesë e një skuadre zhytësish profesionistë që gjendeshin në një ekspeditë eksplorimi.

"Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes. Po ashtu ai nuk i kishte siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.", thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më tej: Sarandë/ Mbytet një turiste angleze, ishte futur për zhytje

29-vjeçarja britanike është mbytur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, në Sarandë. E reja ishte në një ekspedite zhytjeje me përgjegjës 45-vjeçarin. 8 shtetas të huaj bashkë me 3 shtetas shqiptar, të cilët kanë qenë në ekuipazhin e anijes. E reja ka arritur që të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot.

Burime nga spitali i Sarandës konfirmojnë se shtetësja britanike mbërriti pa shenja jete në spital. Sipas vlerësimit paraprak mendohet se ajo mund të ketë pësuar një sulm paniku gjatë zhytjes që mund të ketë sjellë më pas atak kardiak megjithatë për të gjitha rastet e të huajve ekspertiza mjeko-ligjore kryhet në Tiranë. Vlerësimet përfundimtare të shkakut të vdekjes priten sot.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62 vjeçar në Tiranë është gjetur i pajetë mesditën e sotme. Nga këqyrja paraprake, shtetasi G.Gj dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Njo...

13:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI