Flash

Kontrata e tradhëtisë së JLo dhe Ben Affleck

Lapsi.al 20 September 2022
Kontrata e tradhëtisë së JLo dhe Ben Affleck

Së fundmi janë zbuluar të tjera detaje rreth martesës së JLo dhe Benn Affleck. Sipas Marca, dyshja ka nënshkruar një marrëveshje në lidhje me tradhtitë.

Burimet kanë zbuluar se për të shmangur çdo pabesi, cifti ka një kontratë ku në rast se Ben tradhëton artisten, ajo do të marrë 5 milionë dollarë dhe anasjelltas.

Ky lajm vjen pasi në media u raportua se dyshja po shkon drejt divorcit. Disa miq të afërt të artistes treguan se ajo ka frikë se aktori po lodhet prej saj. Burimi u shpreh se aktori ka shpesh luhatje humori duke nxitur pasiguri tek Lopez.

“Tani emocionet e dasmës dhe muajit të mjaltit është zhdukur. JLo është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore.”, deklaroi burimi për Heatworld. Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur. Ajo nuk dëshiron një divorc.”

Çifti u takua në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli”.  Në qershor 2002, lindi “Bennifer”, me Affleck që u shfaq në videoklipin  muzikor të Lopez për “Jenny from the Block”. Një muaj pas premierës së videos, ai  i propozoi Lopez. Fatkeqësisht, në vitin 2004, ata e anuluan zyrtarisht fejesën dhe u ndanë. Artistja u martua me Marc Anthony duke mirëpritur binjakët Emme dhe Max, të lindur në 2008. Ndërkohë, aktori u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe kanë tre fëmijë : Violet, Seraphina dhe Sam.Të dyja martesat përfunduan me divorc./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/07/18/jennifer-lopez-zbulon-detaje-nga-martesa-me-ben-affleck/

Të këshilluara

Hillary Clinton, admiruese e Kim Kardashian

Hillary Clinton ka shprehur së fundmi admirimin e saj për Kim Kardashian. “Unë me të vërtetë e admiroj vendosmërinë e saj për të marrë diplomën në drejtësi. ...

18:36

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI