Flash

Koalicion me Berishën në zgjedhjet lokale/ Meta shmang përgjigjen e prerë

Lapsi.al 20 September 2022
Koalicion me Berishën në zgjedhjet lokale/ Meta shmang përgjigjen

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nëse do të ketë koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai ka pohuar se do të bëjë gjithçka që opozita të ketë kandidatët më të mirë për të gjitha bashkitë e vendit. Megjithatë Meta nuk dha një përgjigje të prerë për një koalicion.

“Do bëhet çdo gjë që opozita të ketë kandidatët më të mirë, për Tiranën, Shkodrën dhe gjithë bashkitë e vendit. Ky është disponimi ynë. Së dyti do gjenden formulat më të mira.

Për sa i përket bashkëpunimin me Berishën, kemi qenë që pas 25 korrikut në dispozicion të koordinimit. Jemi të gatshëm të zhvillojmë çdo aksion të përbashkët që fuqizon opozitarizmin. Kontakte kam pasur dhe do kem”, - tha Meta në një intervistë në RTSH.

Kohët e fundit është përfolur për një ftohje në marrëdhëniet mes Metës dhe Berishës. Zërat u shtuan pasi Berisha nuk mori pjesë në protestën e thirrur nga “Partia e Lirisë” tek inceneratori i Tiranës.

Meta foli edhe për reformën territoriale, por tha se nuk beson që harta do të ndryshojë.

“Unë mbështes 100% propozimin e zotit Ylli Asllani. Por mendoj se nuk do ketë një ndryshim të hartës territoriale.

Propozimi për 30 njësi vendore? Ne jemi kundër çdo lloj skenari të tillë. Edhe ndarja aktuale ka qenë dështim. Ka qenë një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës atëherë kur ndodhi kjo gjë.

Duheshin 84 vota për këtë reformë administrative. Unë kam insistuar, mendoja se ishte e nevojshme një reformë të tillë, kam dërguar Bashkim Finon dhe Petrit Vasilin në kongresin e PD-së për këtë reformë territoriale dhe kanë kërkuar argumentet. Ata kurrë nuk i sollën” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI