I akuzuar për lidhje me kartelet meksikane si ai i Sinaloa, biznesmeni Luftar Hysa ka dhënë versionin e tij. Në një intervistë në emisionin “Opinion” ai tha se ka mbërritur në Meksikë në vitin 2004. Ai zbuloi se ka një sërë kazinosh dhe restorantesh në këtë vend. Ai tha se prej vitit 2016 është qytetar meksikan dhe rezident kanadez.
“Unë jetën time e kam filluar në vitin 1990 kur kam mbaruar inxhinierinë. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1998. Kam punuar drejtor Mekanik në TEC-in e Cërrikut dhe drejtor i drejtorisë së ujërave. Kam bërë jetë politike dhe kam qenë kryetar i PD-së Belshit në vitin 1991, kur është themeluar seksioni i PD-së në Belsh.
Jam larguar në vitin 1998 me ngjarjet e vitit 1997 dhe një nga problemet madhore ka qenë masakra e famshme e Cërrikut. Vetëm familja ime e di që unë kam pasur probleme dhe jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi.
Vëllai im jetonte që në vitin 1993 në Afrikën e Jugut. Aty kam jetuar 2 vjet e 11 muaj ditë më ditë. Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kam ikur në Peru. Aty donim të hapnim lojërat e fatit. Perunë e gjetëm si vendin ku lejoheshin lojërat e fatit. Atje kam qëndruar nga viti 2001 deri në vitin 2004.
Një miku im që punonin që na shiste makinat e lojërave të fatit na tha që tregu po hapet në Meksikë. Dhe në atë kohë shkuam në Meksikë dhe filluam të operonim aty. Unë kam shkuar në mars të vitit 2004 në Mesikë. Familja ime jeton në Kanada. Unë jam rezident kanadez, sepse nuk mund të mbaj më shumë se dy pasaporta.
Unë jetoj në Kankun në këtë moment. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im vetëm është vëllai im. Janë mbi 10 biznese, lojëra të fatit, restorantet, baret.
Akuzat për pastrim parash dhe lidhje me kartelet
Sulmi ndaj meje ka nisur nga kjo studio. Këtu një gazetar më sulmoi. Tha që karteli Sinaloa ka bashkëpunëtorë shqiptarë. Nuk tha emrin tim, por e la të nënkuptohej.
Nuk e njoh Ismael El Mayo. Nuk e kam takuar kurrë. Nuk kam lidhje me kartelet. E njoh vetëm siç e njeh gjithë Meksika. Emri im në gazetën meksikane është nxjerrë nga konkurrentët. Nuk kam asnjë lidhje me pastrimin e parave dhe kartelet. Në Shqipëri kam vetëm 1% në një resort në Vlorë dhe kazinonë.
Në vitin 2010 u gjet një shqiptar Luftar Hysa nga Mamurrasi dhe kërkohej nga Interpoli dhe u lidh me emrin tim dhe në Meksikë u mor sikur kjo gjë kishte të bënte me mua. Ajo gazeta në atë kohë shkroi një artikull. Kush e bën? Kundërshtarët që janë të huajt. Para një viti e gjysmë u bë një denoncim në Meksikë dhe në botë denoncimet anonim nuk shkojnë para.
Takimi me Edi Ramën në kryeministri
Është një histori shumë e bukur. Kam një shok, Maksimiliani. Kam jetuar në Peru me të. Ai bën foto. Ky njeri ka dashur gjithmonë që të bëjë libra për Shqipërinë.
Unë duke kërkuar që Rama ishte artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëjmë është një takim për artin. U fut deputeti gjerman për ta takuar. Më tha ‘hajde të ta prezantoj kryeministrin".
LEXO EDHE: Përplasja për kazinotë/ A hynë në Vlorë paratë e kartelit të Sinaloas?