Flash

Familja mbretërore sulmohet në rrjetet sociale, shkak Princ Harry

Lapsi.al 20 September 2022
Familja mbretërore sulmohet në rrjetet sociale, shkak Princ Harry

Përdoruesit e mediave sociale kanë sulmuar së fundmi familjen mbretërore. Ata janë kritikur pasi nuk lejuan Princ Harry të përshëndeste gjyshen e tij gjatë shëtitores së saj të fundit.

“Ajo që është më shqetësuese është se Harry nuk u lejua të përshëndeste gjyshen” shkroi në Twitter një përdorues. "I gjori Princi Harry", shkroi një tjetër. “E urrej ta shoh atë duke u trajtuar si një qytetar pas gjithë asaj që ai ka kaluar me humbjen e nënës së tij .”

Harry, u pa i veshur me një kostum të zi, ndërsa Mbreti Charles III, Princesha Anne, Princ William veshën uniformën ushtarake për të nderuar Elizabeth.

“Një gjë me të cilën nuk jam dakord është se Princ Harry nuk u lejua të vishte uniformën e tij ushtarake në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Duke qenë se ai ishte i vetmi mbretëror që shërbeu në dy herë në Afganistan. Mendoj se duhet t'i jepej kjo e drejtë", komentoi dikush.

Megjithatë, me kërkesën e mbretit Charles III ,Harry veshi veshje ushtarake për vigjiljen e Mbretëreshës Elizabeth në Westminster Hall. Përçarja midis princit dhe familjes filloi në vitin 2020. Harry hoqi dorë nga detyrat e tij mbretërore për t'u zhvendosur në Kaliforni me Meghan Markle dhe djalin Archie.

Përveç ndalimit të përshëndetjes, Harry dhe Meghan u ulën në rreshtin e dytë në funeralin e saj në Westminster Abbey të hënën. Ndryshe nga Princi William dhe Kate Middleton,  të cilët u ulën në qendër së bashku me fëmijët e tyre. Ata u ulën pas Princit Andrew. Atij iu hoqën titujt e tij mbretërorë dhe ushtarakë për shkak të  miqësisë me Jeffrey Epstein. Harry dhe Meghan ishin gjithashtu të paftuar në një pritje shtetërore për liderët botërorë dhe mbretërit e huaj të dielën./Lapsi.al

Të këshilluara

Hillary Clinton, admiruese e Kim Kardashian

Hillary Clinton ka shprehur së fundmi admirimin e saj për Kim Kardashian. “Unë me të vërtetë e admiroj vendosmërinë e saj për të marrë diplomën në drejtësi. ...

18:36

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI