Flash

Drejtori i ri i Policisë shkon me urgjencë në Shkodër

Lapsi.al 20 September 2022
Drejtori i ri i Policisë shkon me urgjencë në Shkodër

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku udhëtoi me urgjencë drejt Shkodrës mbrëmjen e kësaj të marte. Bashkë me të janë edhe drejtues te Departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Mediat raportojnë se drejtori i ri është takuar me drejtues të lartë të Policisë së Shkodrës. Një nga temat mbi të cilat është fokusuar takimi ka qenë zbardhja e ngjarjeve që kanë tronditur qytetin dhe jo vetëm.

E fundit ishte ekzekutimi i 19-vjecarit Erjon Xhenje mbrëmjen e së dielës. Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e te gjithë provave qe disponon policia.

Edhe sektori i kriminalistikes pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor. Qëllimi është zbardhja sa më shpejt e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, takimi ka zgjatur rreth 1 orë në ambientet e Drejtorisë se Policisë në Shkodër. Pas takimit nuk pati deklarata për mediat.

Vlen të kujtohet se edhe në të kaluarën drejtorët e rinj kanë zhvilluar takime të tilla, por rezultatet kanë qenë të njëjtat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI