Flash

Ç'ndodhi/ Putin lajmëron papritur një fjalim para kombit, por pastaj e anulon

Lapsi.al 20 September 2022
Ç'ndodhi/ Putin lajmëron papritur një fjalim para kombit,

Të gjitha mediat ndërkombëtare ishin me sytë nga Moska mbrëmjen e së martës. Presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar papritur në Kremlin një fjalim para kombit.

Çfarë do të thoshte kreu i Kremlinit? Mbetet e paqartë dhe aludimet ishin të shumta. Fjalimi ishte parashikuar të niste në orën 20:00 (me orën e Moskës) dhe do të shoqërohej me një ndërhyrje televizive të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Mediat e huaja aluduan se Putin do të shpallte vendimin për mbajtje të referendumeve lokale në zonat e pushtuara në Ukrainë.

Perëndimi ka paralajmëruar se nuk do të njohë referendume të tilla. Në rrjetet sociale ruse ka një lloj “paniku” për mundësinë e një thirrjeje të përgjithshme për luftë.

Megjithatë Kremlini njoftoi më vonë se fjalimi ishte shtyrë për të mërkurën në mëngjes. "Shkoni në shtrat", shkroi Margarita Simonian në Telegram, cituar nga Max Senton i Financial Times. 

Menjëherë pas saj edhe analisti politik rus Sergei Markov, i cili është i afërt me Kremlinin, tha se fjalimi i presidentit rus do të shtyhej.  

Çfarë tha sot Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dalë me një deklaratë të fuqishme për sa i përket luftës në Ukrainë. Ai tha se Rusia duhet t’i kthejë Ukrainës tokat e pushtuara, nëse ka qëllim vendosjen e një paqeje të qëndrueshme.

“Nëse rikthehet paqja në Ukrainë, natyrisht, kthimi i territoreve të pushtuara do të jetë çështje shumë e rëndësishme. Kjo gjë pritet”, tha Erdogan për rrjetin amerikan, PBS. Erdogan gjatë intervistës në Nju Jork ka shtuar se Moska duhet t’ia kthejë “edhe Krimenë pronarëve të ligjshëm”.

Krimeja u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe kjo gjë nuk është pranuar asnjëherë nga Ankaraja zyrtare.

Turqia po luan një rol tepër të rëndësishëm që nga nisja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës në muajin shkurt. Ishte pikërisht ky vend që ndërmjetësoi marrëveshjen për të mundësuar eksportin e grurit nga Ukraina drejt pjesës tjetër të botës. Ndonëse Turqia është vend anëtar i NATO-s, ende mban lidhje të ngushta me Moskën dhe Kievin.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI