Flash

Çdo 4 sekonda një person vdes nga uria

Lapsi.al 20 September 2022
Çdo 4 sekonda një person vdes nga uria

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda, kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare të martën. Ata kanë bërë thirrje për marrje të vendimeve në gjithë botën “për t’i dhënë fund spirales së krizës globale të urisë”. Në një letër të hapur, të adresuar për liderët botërorë Save the Children dhe Plan International, kanë shprehur zemërim për nivelet e larta të urisë në botë.

“Rreth 345 milionë njerëz janë duke u përballur me uri të rëndë, shifrat janë rritur më shumë se dyfish prej vitit 2019”, kanë thënë organizatat përmes një deklarate.

“Pavarësisht premtimeve nga liderët botërorë se nuk do të lejojnë më kurrë uri në shekullin XXI, kriza e urisë është ende prezente në Somali. Rreth botës, 50 milionë njerëz janë në prag të urisë në 45 shtete”, kanë thënë ato.

Duke përmendur se rreth 19.700 njerëz vlerësohet se vdesin çdo ditë si pasojë e urisë, organizatat joqeveritare kanë thënë se kjo shifër nënkupton se një person vdes çdo katër sekonda.

“Është turp që me gjithë këtë teknologji në bujqësi, dhe teknika tjera, sot po flasim për uri në shekullin 21”, ka thënë Mohanna Ahmed Ali Eljabaly, nga njëra prej organizatave që kanë nënshkruar deklaratën.

“Nuk ka të bëjë vetëm me një shtet, apo një kontinent, dhe uria kurrë nuk ka qenë arsyeja e vetme. Kjo situatë flet për padrejtësinë e gjithë njerëzimit”, ka thënë ai.

Ndër vendet që përballen më së shumti me uri janë: Somalia, Haiti, Xhibuti, Kenia, Nigeri, Afganistani, Guatemala, Madagaskari dhe Burkina Faso.

Të këshilluara

Një tërmet 4.3 Rihter trondit Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.3 Rihter ka goditur ishullin e Kretës këtë të hënë. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në zonën detare në juglindje të Zakros. Nd...

10:18

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI