Flash

Berisha: Rama piktor i dështuar, derisa u bë Kryeministër, nuk çeli dot një ekspozitë

Lapsi.al 20 September 2022
Berisha: Rama piktor i dështuar, derisa u bë Kryeministër, nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gratë, u ndal tek kontributi i qeverisë shqiptare në fushën e artit. Sipas Berishës, në 9 vite, qeveria nuk ka bërë asgjë për artin, teksa sjell në vëmendje shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Berisha u shpreh se Rama iu vërsul teatrit me një urrejtje për artin. Gjithashtu kryetari i PD-së u shpreh se Rama ishte një piktor i dështuar, dhe derisa u bë kryeministër, nuk arriti dot të çelë një ekspozitë.

“Vendimtare për një shoqëri për të ecur dhe shpalosur potencialin e vajzave të saj është mbështetja e karrierës së tyre. Është themelore të bëhet gjithçka për të mbështetur karrierën. Nuk duhet më shumë se kaq, të tjerat vajzat dhe gratë janë të afta t’i shpalosin vetë. Ju e trajtuat vetë problemin e kushteve. Po të spostohemi në rrafshin ekonomik, me funksionin e tyre shtëpiak, përveçse të karrierës, gratë i japin një përqindje të pallogaritur të prodhimit kombëtar. E cila nuk është në librat e qeverisë. Pra përballojnë një barrë të madhe në këtë drejtim. Krahas kësaj japin kontributin në karrierë. Ndihma më e madhe që mund t’i jepet, është të mbështeten në karrierën e tyre.

Të bëhet gjithçka që ato të mos pranojnë dhe të mos bien në orbitën topitëse, të mos ambientohen me një orbitë e cila i pengon të ndjekin ëndrrat e tyre. I pengon të ndjekin ambiciet e tyre. E vërteta është që, sot është një situatë shumë e vështirë në tërësi. Me vështirësi të pamerituar, të krijuara nga politika në të cilat qytetari, vajzat gratë janë të shpërfillur maksimalisht. Një qeveri që nuk pyet asgjë. Po marrim artin, e keni dëgjuar këtë qeveri në 9 vite për të bërë një konsultë me artistët. Me një urrejtje patologjike u shkatërroi teatrin. Ku artistët tanë në dekada e kishin shndërruar në një simbol kombëtar.

U vërsulën barbarisht, u bë një ligj në Parlament për të grabitur truallin dhe për t’i çuar në një sallë diku në periferi. Por e njëjta gjë, pak a shumë është me Teatrin e Operas. E njëjta është në tërësi me artistët shqiptarë. Për faktin e vetëm se një njeri i cili që është kryeministër, mbeti një piktor dështak, deri në momentin kur u bë kryeministër, përdori fuqinë e postit të tij, nuk kishte hapur dot një ekspozitë në Shqipëri. Dështimi i tij është i tij, por u vërsul kundër artit. Me çfarë edukohet, cili është aktiviteti kulturor. Si duhet fëmijët tanë të formohen me edukim artistik” – tha Berisha.

Të këshilluara

Aksident në Klos, plagoset minatori

Një aksident ka ndodhur në minierën e Cerujës rreth orës 14:00 në territorin e bashkisë Klos, teksa një person ka mbetur i plagosur. Fillimisht minatori ësht...

18:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI