Flash

Apeli lë në burg bossin turk të kriptomonedhës, pritet ekstradimi drejt Ankarasë

Lapsi.al 20 September 2022
Apeli lë në burg bossin turk të kriptomonedhës, pritet

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg bosin turk të kriptovalutës, Faruk Fatih Özer. Biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer u arrestua pak jave më parë në vendin tonë pasi ishte në kërkim për mashtrim kompjuterik. Ai kërkoi që të zbutet masa e dënimit të tij, nga dënim me burg në detyrim paraqitjeje.

Özer, i cili kërkohej nga Turqia dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri. Pas përfundimit të procesit gjyqësor në Shqipëri ai do të ekstradohet në Turqi.

Prokuroria turke më 22 prill 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit. Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Özer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill 2021. Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar përfshirë edhe Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Të këshilluara

Aksident në Klos, plagoset minatori

Një aksident ka ndodhur në minierën e Cerujës rreth orës 14:00 në territorin e bashkisë Klos, teksa një person ka mbetur i plagosur. Fillimisht minatori ësht...

18:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI