Flash

5 mln euro dr0gë në makinë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Lapsi.al 20 September 2022
5 mln euro dr0gë në makinë, arrestohet çifti shqiptar

Plot 26 kg dr0gë e pastër kok ainë është kapur nga autoritetet e Teneza di Torre Fantine. 

Gjatë kontrolleve nga policët u vu re një automjet me targa suedeze që kishte ndaluar në një servis pranë San Severeos. Aty ndodheshin dy persona me origjinë shqiptare dhe me pasaportë suedeze. 

Sipas mediave italiane, shqiptarët ishin të dyshimtë për shkak të sjelljes së tyre. Policët vijuan me kontrollet duke vënë re edhe shenja nervozizmi tek çifti shqiptar. Në ndihmë autoriteteve iu erdhën edhe qentë. Ata kryen një kontroll më të imtësishëm të makinës, duke zbuluar dy funde të dyshimta nga një sistem hapjeje hidraulike, njëra nën sediljen e shoferit dhe tjetra në sediljen e pasagjerit. Aty ishte vendosur dr0gë, kokainë. 

Kokaina mund të jepte rreth 5 mln euro në tregun e shpërndarjes së drogës. Çifti shqiptar janë dyshuar se ishin korrierë. Ata u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Foggias, si përgjegjës për trafikim dhe posedim të lëndës narkotike. 

Lexo më tej: Berisha: Çfarë do ishte sot Saimir Tahiri pa antimafian italiane 

Të këshilluara

Eksportet rriten me 41% në tetë muaj

Eksportet kanë përshpejtuar sërish rritjen në muajin gusht. Ato janë ndihmuar kryesisht nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, sidomos për naftën. Sipa...

07:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI