Flash

114 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

Lapsi.al 20 September 2022
114 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Nga 842 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 114 qytetarë ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me Covid-19, 128 qytetarë, që e çon numrin e të shëruare që nga fillimi i pandemisë në 326,129.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 842 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 114 qytetarë, në këto bashki:

46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Berat, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Shijak, Kamëz, Kavajë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Selenicë, Konispol, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 851 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 128 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,129 që nga fillimi i epidemisë.

Të këshilluara

Aksident në Klos, plagoset minatori

Një aksident ka ndodhur në minierën e Cerujës rreth orës 14:00 në territorin e bashkisë Klos, teksa një person ka mbetur i plagosur. Fillimisht minatori ësht...

18:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI