Flash

Vuçiç nga SHBA: Kosova në OKB, për Serbinë është e papranueshme

Lapsi.al 19 September 2022
Vuçiç nga SHBA: Kosova në OKB, për Serbinë

Për Serbinë pranimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një prononcim në TV privat Pink nga Nju Jorku, ku është për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiç ka shtuar se ka refuzuar një dokument me propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që ia ka treguar i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Në këtë dokument, raportojnë mediat, ndër të tjera flitet për pranim të shpejtë të Prishtinës në OKB, me njohjen e Kosovës nga Serbia brenda një periudhe dhjetëvjeçare. Vuçiç ka theksuar se pozicioni i Serbisë është i vështirë, por ka shtuar se në asnjë rrethanë vendi i tij nuk do të dorëzohet.

‘Duhet të kuptoni se janë 5 vende kundër nesh sa i takon Kosovës. Nuk mund të arrijmë shumë këtu, por do të luftojmë’. Ai është shprehur se në këtë situatë nevojitet shpirt luftarak dhe që Beogradi të jetë i qartë sa i takon pozicionit të tij, se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje të imponuar. ‘Në këto kushte, do të jetë e vështirë t’i mbijetojmë shtatorit dhe tetorit’, ka shtuar Vuçiç në intervistën e dhënë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI