Flash

Vijon rënia e numrit të pasagjerëve tek transporti urban/ Operatorët: Deri 40% më pak se 2019

Lapsi.al 19 September 2022
Vijon rënia e numrit të pasagjerëve tek transporti urban/

Transporti urban në kryeqytet vazhdon të mos rimëkëmbet. Shkak është bërë jo vetëm kostoja e larta nga shtrenjtimi i naftës, por edhe nga rënia e numrit të pasagjerëve. Kriza e rënies së pasagjerëve nisi që në vitin 2020 me pandeminë e Covid-19. Ajo ka vijuar të thellohet për shkak të emigracionit të lartë të popullsisë. Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës për periudhën janar-qershor 2021 numri i pasagjerëve që përdorin transportin publik është 49% më pak se e njëjta periudhë e 2019-s. Për 6 mujorin e parë të 2021 rreth 50% e pasagjerëve përdorën abone. Pjesa tjetër udhëtojnë me bileta dhe libreza. Në 2019 rreth 63% e pasagjerëve të linjave urbane përdorën abone. 37% përdorën bileta dhe libreza.

Operatorët kryesorë të linjave urbane thanë për Monitor se aktualisht numri i pasagjerëve është 40% më pak se viti 2019. Kjo kohë konsiderohet periudha para krizës. Për shkak të rënies së pasagjerëve është reduktuar flota e autobusave.

“Me nisjen e fillimit të shkollës numri i pasagjerëve u rrit, krahasuar me muajt e verës ku frekuentimi ishte i ulët. Por frekuentimi vijon të mos jetë në nivelet e parakrizës. Arsyeja e uljes së numrit të pasagjerëve është emigracioni i popullsisë, kryesisht të rinjve”. Këtë pohon drejtori i linjës së transportit urban Kombinat-Kinostudio-Tufinë, Kostandin Foni.

Paketa antikrizë për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës

Për t’i ardhur në ndihmë sektorit për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës qeveria miratoi vendimin për rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor. Kjo është paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj. Ndërsa për muajt qershor dhe korrik transporti urban në tërësi vuajti shtrenjtimin e kostove nga rritja e çmimit të naftës. Operatorët në Tiranë paralajmëruar ndërprerjen e abonesë nëse nga qeveria nuk merreshin masa.

Tashmë sipas vendimit “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e transportit të linjave qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase, pjesë e paketës antikrizë, faza II”, operatorët prej muajit shtator kanë të drejtë të aplikojnë për rimbursimin e naftës. Aplikimet do të pranohet deri në muajin dhjetor 2022.

Kompanitë kryesore të transportit urban në Tiranë pohojnë se vendimi u lehtëson kostot, pasi e çon çmimin e naftës në nivelin e 130 lekë për litër, aq sa e  blinin në 2021. Por për ta subvencionet disamujore, vlerësohen të pamjaftueshme, pasi ndihma reale ndaj sektorit do të ishte duke pasur subvencionim të vazhdueshëm, me qëllim që të mos përsëritet e njëjta situatës si në muajt e verës. /Monitor 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI