Flash

Urdhri për mediat/ Berisha: Censurë e shtetit monist të Ramës

Lapsi.al 19 September 2022
Urdhri për mediat/ Berisha: Censurë e shtetit monist të

Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa ka kërkuar që të ndalet censura në media. Shkak u bë urdhri i prokurorisë për të ndaluar publikimin e dosjes së Gledis Nanos. Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se ky është një akt antikushtetues. Kreu i selisë blu ka shprehur mbështetjen me mediat. Ai iu bën thirrje medieve të mos pranojnë të censurohen.

“Stop censurës së shtetit monist! Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakerët iranianë të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt antikushtetues, policesk të Edi Ramës. Si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri. Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat. Ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës” - shkruan Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gjithçka sheshit, si e rrëzuan hakerat Policinë e Shtetit

Të këshilluara

Alarm për bombë në spitalin e Pejës

Autoritet në Pejë janë alarmuar. Policia është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës. Sipas mediave në Kosovë mjeti dyshues është vërejtur nga s...

18:30

Aksident në Durrës, lëndohet 18-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 18-vjçareje ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se një mjet që drejtohej nga 36-vjeçarja A.T., ka përplasur të ren...

20:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI