Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Ulen shifrat, vetëm 18 raste të reja me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 19 September 2022
Ulen shifrat, vetëm 18 raste të reja me Covid në Shqipëri

19 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

9 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.

Janë 865 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetarë nga Korça 84 vjeç dhe një qytetarë nga Tirana 87 vjeç.

Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,001 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 90

Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 166

Testime totale 1,974,870

Raste pozitive 330,455

Raste të shëruara 326,001

Raste Aktive 865

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 389

Shkodër 109

Elbasan 85

Fier 72

Vlorë 50

Korçë 34

Durrës 32

Berat 31

Gjirokastër 22

Dibër 21

Lezhë 17

Kukës 3

Të këshilluara

Aksident në Durrës, lëndohet 18-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 18-vjçareje ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se një mjet që drejtohej nga 36-vjeçarja A.T., ka përplasur të ren...

20:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI