Flash

Spielberg rrëmben një çmim në festivalin e filmit në Toronto

Lapsi.al 19 September 2022
Spielberg rrëmben një çmim në festivalin e filmit në

Filmi i ri i Steven Spielberg, The Fabelmans, ka fituar çmimin People's Choice të festivalit ndërkombëtar të filmit në Toronto. The Fabelmans, me regji të Spielberg dhe bashkë-shkruar me dramaturgun, Tony Kushner, është vlerësuar si filmi më autobiografik i Spielberg. Duke fituar vlerësime përgjithësisht admiruese. Historinë e një djali adoleshent që po përballej me martesën e shpërbërë të prindërve të tij në vitet e 60-ta në mesperëndim. The Guardian e përshkroi atë si një " pasqyrë të rrallë të regjisorit më të famshëm në botë".

Fituesit e fundit të çmimit përfshijnë Belfast me regji të Kenneth Branagh dhe fituesit e Oscar për filmin më të mirë Nomadland dhe Green Book. Spielberg, filmat e të cilit luajnë rrallë në seksionet konkurruese të festivaleve të filmit, u shpreh i kënaqur që fitoi çmimin.

Ai tha: “Ky është filmi më personal që kam bërë ndonjëherë dhe pritja e ngrohtë nga të gjithë në Toronto e bëri vizitën time të parë në kaq intime dhe personale… Dhe një falenderim shumë i veçantë për të gjithë kastin. Fansat në Toronto, të cilët e kanë bërë këtë fundjavë që nuk do ta harroj kurrë.”

Women Talking, drejtuar nga Sarah Polley dhe përshtatur nga romani i Miriam Toews i frymëzuar nga përdhunimi dhe abuzimi në jetën reale në një komunitet fetar menonite, u vlerësua me çmimin e dytë, ndërsa vazhdimi i Whodunnit me regji të Rian Johnson, Glass Onion: A Knives Out Mystery , ishte i treti.

Midis çmimeve të tjera të Torontos, dokumentari më i mirë shkoi për Black Ice, një studim mbi racizmin në hokej dhe Midnight Madness People's Choice to Weird: The Al Yankovic Story, një film biografik i muzikantit ekscentrik me protagonist Daniel Radcliffe.

LAPSI.AL

The Guardian.

Të këshilluara

Detaje/ Zbulohet kush u ekzekutua në Shkodër

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Një person humbi jetën nga të shtënat e pistoletës. Ngjarja ndodhi në n...

21:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI