Flash

Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen më të lartë të çmimit të bukës në Europë

Lapsi.al 19 September 2022
Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen më të lartë

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë para një rritje të lartë të çmimit të bukës në Europë. Kjo shifër tejkalon mesataren e Bashkimit Europian. Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit për gushtin 2022 për bukën dhe drithërat ishte 20.4%. Kjo do të thotë që çmimet e bukës janë rritur me një të pestën. Ky është shtrenjtimi më i madh që nga viti 2008, kur rritja ishte 35%.

Ndërsa Eurostat ka raportuar të dhënat për shtrenjtimin e këtij produkti jetik në vendet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat: buka, perimet, mishi janë bërë më të shtrenjta. Çmimet për vajrat dhe yndyrnat e gatimit janë rritur veçanërisht ndjeshëm. Ushqimet kryesore të rëndësishme si buka janë bërë dukshëm më të kushtueshme. Kjo ka ndodhur veçanërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Kjo pasi Rusia dhe Ukraina kanë qenë eksportuesit kryesorë të drithërave, grurit, misrit, farave vajore (veçanërisht lulediellit) dhe plehrave.

Lexo edhe: Rritja e çmimeve nuk ndalet, inflacioni arrin në nivelin më të lartë që nga koha e piramidave

Çmimi i bukës në BE

Në gusht 2022, çmimi i bukës në BE ishte mesatarisht 18% më i lartë se në gusht 2021. Kjo është një rritje e madhe krahasuar me gushtin 2021. Një vit më parë çmimi i bukës ishte mesatarisht 3% më i lartë se në gusht 2020. Të dhënat mujore tregojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme të inflacionit total, por jo aq i lartë (nga +3% në +10%).

Disa vende ishin shumë më të prekura se të tjerat. Norma mesatare më e lartë e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Hungari (+66% në gusht 2022), e ndjekur nga Lituania (+33%), Estonia dhe Sllovakia (të dyja +32%). Ndërkohë, norma mesatare më e ulët e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Francë (+8% në gusht 2022), Holandë dhe Luksemburg (të dyja +10%). Shqipëria renditet e 12-a në Europë për ritmin e lartë të shtrenjtimit të bukës. Vendi ynë ka konsumin më të lartë të bukës në Europë.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Europian.

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi (266 euro). Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia (157 euro) e më pas Serbia (164 euro). Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.

BURIM: INSTAT

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62 vjeçar në Tiranë është gjetur i pajetë mesditën e sotme. Nga këqyrja paraprake, shtetasi G.Gj dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Njo...

13:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI