Flash

Regjisori Woody Allen tërhiqet nga filmat

Lapsi.al 19 September 2022
Regjisori Woody Allen tërhiqet nga filmat

Regjisori Woody Allen ka zbuluar se projekti i ardhshëm do të jetë i fundit. Në një deklaratë për gazetën spanjolle La Vanguardia, Woody  zbuloi se ai planifikon të përqendrohet në shkrimin e një romani dhe të tërhiqet nga krijimi i filmave.

“Dua  të fokusohem në shkrimin”, tha Allen. Filmi i ardhshëm i Allen, Wasp 22, do të nisë prodhimin në Evropë këtë vit.

Regjisori ka fituar 12 çmime Oscar gjatë karrierës së tij dhe është i njohur për filma si Midnight in Paris, Blue Jasmine, Annie Hall, Vicky Cristina Barcelona dhe disa të tjerë.Megjithatë, karriera e tij vitet e fundit u përball me shumë polemika. Vajza e tij e adoptuar, Dylan Farrow, së bashku me nënën e saj, Mia Farrow, e kanë akuzuar atë për ngacmim se*sual me të kur ajo ishte 7 vjeç. Farrow e akuzoi në vitin 1992 . Më pas ajo foli për ngjarjen në dokumentarin,  Allen kundër Farrow, në 2021.

Regjisori e ka mohuar prej kohësh akuzën. Qershorin e kaluar gjatë një interviste me Alec Baldwin, ai foli sërish për situatën. I pyetur nga aktor, Allen tha se nuk i intereson opinoni i të tjerëve dhe deklaratat për të.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: ET

Lexo Edhe : https://lapsi.al/2022/07/04/alec-baldwin-kritikohet-per-intervisten-me-regjisorin-e-njohur/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI