Flash

Policia e Kukësit heq bustin e Mbretëreshës Elisabetë nga sheshi

Lapsi.al 19 September 2022
Policia e Kukësit heq bustin e Mbretëreshës Elisabetë nga

Mëngjesin e kësaj të hëne në sheshin para Pallatit të Kulturës në Kukës u pa një bust i Mbretëreshës Elisabetë II. Pamjet bënë xhiron e rrjeteve sociale pasi dihet lidhja që ka kjo zonë me Britaninë e Madhe për shkak të emigrimit.

Nuk dihej kush e vendosi bustin dhe shumica mendoi se ishte dorë e bashkisë. Në fakt duket se nuk ka qenë kështu. Mësohet se Bashkia e Kukësit ka kallëzuar ngjarjen në polici. Kjo e fundit e ka hequr bustin në mbrëmje. 

Policia thotë se kërkesa ka qenë e kryebashkiakut Safet Gjici. Ai e ka konsideruar fyerje këtë bust për shkak të cilësisë dhe mënyrës se si ai u vendos. Para oficerëve të policisë gjyqësore Gjici ka thënë se “ky veprim kishte fyer komunitetin kuksian”.

Busti modest i Mbretëreshës Elizabeth është dërguar në ambientet e rajonit të Policisë së Kukësit. Efektivët janë duke bërë procedurat për të gjetur personat që e vendosën aty.

Duket se “fjalën” për bustin e Mbretëreshës Elisabeth do ta mbajnë vetëm hasjanët, të cilët kanë premtuar vendosjen e bustit që të ngrihet me paratë e “çunave të Londrës”. ©LAPSI.al

[caption id="attachment_760702" align="alignnone" width="446"]Mbreteresha Mbreteresha[/caption]

LEXO EDHE: Zbulohet çfarë shkroi Charles në letrën mbi arkivolin e Elisabetës

Britanikët zemërohen me Harry: Nuk këndoi himnin nga inati i babait

 

Të këshilluara

Alarm për bombë në spitalin e Pejës

Autoritet në Pejë janë alarmuar. Policia është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës. Sipas mediave në Kosovë mjeti dyshues është vërejtur nga s...

18:30

Aksident në Durrës, lëndohet 18-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 18-vjçareje ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se një mjet që drejtohej nga 36-vjeçarja A.T., ka përplasur të ren...

20:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI