Flash

Parashikimi i motit: Java nis me shtim të vranësirave

Lapsi.al 19 September 2022
Parashikimi i motit: Java nis me shtim të vranësirave

Orët e para të ditës parashikohet të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Më të dukshme këto do të jenë shirat në zonat malore. Pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave në vend. Kjo situatë do të krijojë mundësi për momente të pakta me pika shiu në zonat veriore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijoj me mot të qëndrueshëm. Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës.

Parashikohet që vranësirat here pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar në vend mundësi për reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës, por herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës dhe në zonat Veriperëndimore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në këtë zona. Pjesa tjetër e MV do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe pjesërisht qeëndra e kontinentit do të jenë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jetë Gadishulli Iberik. Ndërsa me reshje shiu pritet të jetë zona e Alpeve të Europës dhe pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit.

Gjithashtu dhe Lindja e kontinentit paraqitet me vranësira të shumta dhe reshje shiu.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI