Flash

Miqtë e Cara Delevingne, të shqetësuar për shëndetin e saj mendor

Lapsi.al 19 September 2022
Miqtë e Cara Delevingne, të shqetësuar për shëndetin e

Miqtë e afërt të Cara Delevingne thuhet se janë të shqetësuar për shëndetin e saj dhe po i luten që të shkojë në rehabilitim.

Modelja ngriti shqetësime në fillim të këtij muaji kur u shfaqën pamjet  teksa ajo ecte jashtë pa këpucë. Tani raportet pohojnë se miqtë e afërt të Cara-s po e nxisin atë të kërkojë ndihmë profesionale.“Cara po lufton me probleme të shëndetit mendor. Miqtë besojnë se ajo ka nevojë për rehabilitim", u shpreh një  burim për Tmz.

Javën e kaluar, aktorja do të shfaqej në një sfilatë të Javës së Modës në Nju Jork.Ajo kishte hipur  në një avion privat që thuhet se ishte në pronësi të Jay Z për të fluturuar nga LA në NYC, por zbriti nga avioni pas 45 minutash.Pikërisht atëherë u publikuan fotot e saj që merakosën dhe fansat.Cara Delevingne ka folur më parë për vështirësitë e saj personale. Modelja ka treguar se ka luftuar me depresionin që kur ishte 15 vjeç. Ajo tregoi se ka patur ështirësi në shkollë për shkak të dispraksisë së saj.

"Nuk mund ta përballoja më këtë. E dija se sa me fat dhe e privilegjuar isha, por gjithçka që doja të bëja ishte t'i jepja fund jetës. U ndjeva shumë fajtore për shkak të kësaj dhe e urreja veten. Unë nuk doja të ekzistoja më. Doja që çdo molekulë e trupit tim të shpërbëhej", rrëfeu atëherë Cara.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: Mirror

Të këshilluara

Regjisori Woody Allen tërhiqet nga filmat

Regjisori Woody Allen ka zbuluar se projekti i ardhshëm do të jetë i fundit. Në një deklaratë për gazetën spanjolle La Vanguardia, Woody  zbuloi se ai planifiko...

12:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI