Flash

Infermierja i ankohet Berishës: Më hoqën nga puna pas 37 vitesh

Lapsi.al 19 September 2022
Infermierja i ankohet Berishës: Më hoqën nga puna pas 37 vitesh

Një infermierjere nga Puka thotë se u hoq padrejtësisht nga puna dhe pa pretekst pas 37 viteve. Gjatë takimit të mbajtur me kreun e PD Sali Berisha ajo u shpreh se e ka ngritur shqetësimin dhe në takimet e mbajtura me Ramën ku i ka thënë se që çdo profesionist do të kthehet në punë. Por sipas Hysenit këto kanë qenë premtime jo reale. Madje ajo shprehet se “kryetari i bashkisë është më i fortë se Rama, i tha ik pirdhu”. Gjithashtu ajo bëri thirrje që të mendohen mirë se për kë votojnë.

“Quhem Ejdi Hyseni. Zoti të dhëntë shëndet zoti Berisha. Ishalla do të na nxjerrësh nga kjo situatë me ndihmën tonë që ka rrethi i Pukës. Jam një nga të persekutuarat e drejtorinë e shërbimit publik. Jam hequr nga puna pa asnjë lloj shkak pas 37 viteve punë. Jam infermiere me licencë dhe nuk më pranojnë në punë. I kam dalë direkt kryeministrit përpara dhe më tha që çdo profesionist do të kthehet në punë. Në fakt kryetari i bashkisë është më i fortë se Rama i tha ik pirdhu. 12 muaj kam nejt poshtë e lartë dhe Astrit Peçi më tha ik rregullo marrëdhëniet. Se çfarë marrëdhëniesh ët rregulloj nuk e di. Problemi ëhstë që asnjë nga profesionistat nuk hyn në punë. Dhe letrat për përkrahje sociale mi grisën më thanë nuk i merr. Ti vëmë gishtin kokës dhe të dimë për kë të votojmë.”

Të këshilluara

Alarm për bombë në spitalin e Pejës

Autoritet në Pejë janë alarmuar. Policia është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës. Sipas mediave në Kosovë mjeti dyshues është vërejtur nga s...

18:30

Aksident në Durrës, lëndohet 18-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 18-vjçareje ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se një mjet që drejtohej nga 36-vjeçarja A.T., ka përplasur të ren...

20:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI