Flash

Hillary Clinton, admiruese e Kim Kardashian

Lapsi.al 19 September 2022
Hillary Clinton, admiruese e Kim Kardashian

Hillary Clinton ka shprehur së fundmi admirimin e saj për Kim Kardashian.

“Unë me të vërtetë e admiroj vendosmërinë e saj për të marrë diplomën në drejtësi. Ajo dëshiron të ndihmojë njerëzit që trajtohen padrejtësisht në sistemin e drejtësisë penale,” tha Clinton, për Extra.

Ndërsa Kardashian dështoi tre herë në provimin "baby bar" të Kalifornisë, Clinton vuri në dukje se themeluesja e Skims nuk u dorëzua kurrë dhe vazhdoi të punojë.“Ajo mund të ketë dështuar disa herë më parë, por nuk u dorëzua”,shtoi Hillary, e cila është avokate. "Kim  i dinte përgjigjet për disa nga ato pyetje që unë nuk i dija më."

Kardashian njoftoi se e kaloi provën e saj të katërt në dhjetor 2021.

“Duke parë në pasqyrë, jam vërtet krenare për veten”, deklaroi themeluesja e Skims në atë kohë. “Kjo nuk ishte e lehtë. Kam dështuar në këtë provim 3 herë në 2 vjet. Por, çdo herë ngrihesha dhe studioja më shumë dhe u përpoqa përsëri derisa e bëra atë!!!”

Kim ndoqi gjurmët e babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian. Ai ishte i njohur si një nga avokatët mbrojtës të OJ Simpson gjatë gjyqit të tij për vrasje në 1995.

“E di që babai im do të ishte shumë krenar. Ai në fakt do të ishte kaq i tronditur të dinte se kjo është rruga ime tani, pordo të kishte qenë partneri im më i mirë i studimit", shtoi ajo.

Kardashian ëka folur hapur për luftën e saj për reformën e burgjeve dhe ka ndihmuar disa të burgosur me dënimet e tyre.  Madje ajo pati disa takime në Shtëpinë e Bardhë me ish-presidentin Donald Trump për të folur për reformën në drejtësinë penale./Lapsi.al

Të këshilluara

Regjisori Woody Allen tërhiqet nga filmat

Regjisori Woody Allen ka zbuluar se projekti i ardhshëm do të jetë i fundit. Në një deklaratë për gazetën spanjolle La Vanguardia, Woody  zbuloi se ai planifiko...

12:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI