Flash

Goditen 5 raste të mallrave kontrabandë në Durrës, procedohen pronarët e dyqaneve

Lapsi.al 19 September 2022
Goditen 5 raste të mallrave kontrabandë në Durrës,

Policia e Durrësit njofton se ka goditur pesë raste të mallrave kontrabandë. Në njoftimin e bluve, bëhet me dije se janë evidentuar dhe goditur mundësi të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Po ashtu, njoftohet se janë proceduar penalisht pronarët e dyqaneve. Sakaq, autoritetet bëjnë me dije se janë sekuestruar 2 kg flori. Ndër të tjera në dyqane janë konfiskuar veshje të ndryshme dhe pajisje elektrike.

Njoftimi:

Durrës-Kontrolle të pandërprera në çdo subjekt tregtar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e krimit ekonomik. Finalizohet plani operacional i koduar “Five”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës. Evidentohen dhe goditen 5 raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, procedohen penalisht pronarët e dyqaneve.

Sekuestrohen rreth 2 kg flori, veshje të ndryshme dhe pajisje elektrike, të dyshuara të kontrabanduara.

Të ngjashme: Shiste mallra të kontrabanduara, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan planin operacional policor të koduar “Five”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit:

-G. P., M. B., H. L., E. N. dhe G. B., të pestë banues në Durrës. Në dyqanet respektive tregtonin aksesorë floriri, veshje të ndryshme ose pajisje elektrike, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI