Flash

Deputeti rendit 6 rastet: Pse prokuroria nuk veproi ndaj qeverisë

Lapsi.al 19 September 2022
Deputeti rendit 6 rastet: Pse prokuroria nuk veproi ndaj qeverisë

Vendimi i Prokurorisë së Tiranës për të bllokuar publikimin e dosjes se rrjedhur policia e shtetit ka zgjuar reagime të shumta. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i kërkon organit të akuzës të mos bëhet “zyrë shtypi e qeverisë”. Ai rendit një sërë veprimesh që sipas tij e çojnë vetë qeverinë në bankën e të akuzuarve.

Vasili thotë se pse nuk veproi Prokuroria ndaj Edi Ramës që e quan “hakeruesin e parë”. Rama sipas tij u dha miliona të dhëna patronazhistëve. E pohoi publikisht vetë krimin dhe mbështjen ndaj tyre.

Ai kërkon llogari se pse prokuroria nuk veproi ndaj Erion Veliajt. Janë 1.2 miliardë euro sipas tij, të pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre 3 viteve në Tiranë. Vasili citon raportin e Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar.

Një tjetër rast kur prokuroria nuk ka vepruar ndaj qeverise Vasili thotë se është kur “bllokon e ç’bllokon TIMS, që s'ka asnjë lidhje me hakerimin, pra hap e mbyll dyert për horrat e saj që të hyjnë e të dalin si te duan”.

LEXO EDHE: Prokuroria paralajmëron mediat: Mos i publikoni materialet e vjedhura nga hakerat, do viheni nën hetim!

“Pse nuk vepron prokuroria ndaj bllokimit te dhenies se pasaportave e kartave te identitetit. Qe s'ka lidhje me hakerimin, por vetem me qeverine qe i duhet te pajisë me pasaporta zuzarët sherbetorë te saj, qe "marshojne drejt Dubait??

Pse nuk veproi Prokuroria ndaj qeverise per patronazhistet dhe daljen e miliona te dhenave persinale por ju versul mediave qe s'kishin asnje pergjegjesi?

Pse nuk heton Prokuroria ku shkuan 200 milion euro te grabitura nga qeveria per digitalizimin. Kur te gjitha sistemet u thyen si te ishin prej letre dhe siguria kombetare eshte rrezikuar si kurre me pare?

Pse nuk veproi Prokuroria ndaj qeverise pas raportit te Mikrosoftit qe tregoi qarte qe hakerimi kishte nje vit qe ndodhte dhe masat e domosdoshme per mbrojtjen e sistemeve nuk ishin marre fare??” – shkruan deputeti.

Ai i kërkon prokurorisë të mos shndërrohet në zyre shtypi shtese te propagandes se qeverise, por të beje punen qe i detyron ligji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI