Flash

Britanikët zemërohen me Harry: Nuk këndoi himnin nga inati i babait

Lapsi.al 19 September 2022
Britanikët zemërohen me Harry: Nuk këndoi himnin nga inati i

E ka kënduar apo jo himnin “God Save The King” në fund të ceremonisë së varrimit të gjyshes? Në Britaninë e Madhe është ngritur një diskutim i vogël rreth figurës së Harry. Në rrjetet sociale britanikët akuzojnë se ai ka heshtur në momentin kyç të ceremonisë. Megjithatë mediat po e mbrojnë.

Imazhet e Dukës së Sussex-it në funeralin e Elisabetës II po bëjnë xhiron e botës. Në Westminster Abbey, në prani të rreth 2 mijë të ftuarve, ceremonia fetare përfundoi me dy minuta heshtje. Ato u mbajtën në të gjithë Mbretërinë. Më pas u këndua himni ndërsa Mbretin Charles III u ngjit në fron.

Me këtë rast himni u kthye në identitet me fjalët "Zoti e mbrojttë Mbretin”. Më herët thuhej “Zoti e mbrojttë Mbretëreshën”. Në rrjetet sociale heshtja e Harry në momentin kyç është parë si urrejtje ndaj babait të tij.

Janë kthyer në vëmendje disa vendime të Mbretit që e kanë poshtëruar Harryn në sytë e shtëpisë mbretërore dhe të botës. Megjithatë mediat sigurojnë: “Edhe Harry, këndoi në unison me pjesën tjetër të familjes”.

Turpërimi i Harry

Charles vendosi që Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle te kenë një të ardhme larg familjes mbretërore. Ndërsa nipat Archie dhe Lilibet, do të bëhen përkatësisht princ dhe princeshë, por pa marrë titullin mbretëror “Hirësi e Tij”. Ky vendim i ka zemëruar Harry dhe Meghan.

Në vigjiljen e cerëmonisë Harry u lejua të vishte uniformën e ushtrisë vetëm me lejen e Charles. Ishte hera e parë që Harry ishte shfaqur me uniformë që nga fillimi i periudhës së zisë. Më herët ai kishte qëndruar me 'rroba të thjeshta'.

Miqtë e ngushtë të Harry kanë zbuluar për mediat se Charles e kishte përjashtuar atë dhe gruan e tij nga ceremonia me krerët e shteteve. Kjo sepse protokolli thoshte që merrnin pjesë vetëm për anëtarët e familjes mbretërore ‘në detyrë’. Harry ka dhënë dorëheqjen nga këto detyrime. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="596"]Prince Harry appeared not to sing the national anthem as the service in Westminster drew to a close Princi Harry[/caption]

Të këshilluara

Alarm për bombë në spitalin e Pejës

Autoritet në Pejë janë alarmuar. Policia është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës. Sipas mediave në Kosovë mjeti dyshues është vërejtur nga s...

18:30

Aksident në Durrës, lëndohet 18-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 18-vjçareje ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se një mjet që drejtohej nga 36-vjeçarja A.T., ka përplasur të ren...

20:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI