Flash

Balla: Brenda 10 ditësh dorëzojmë ndryshimet në ligjin për partitë politike

Lapsi.al 19 September 2022
Balla: Brenda 10 ditësh dorëzojmë ndryshimet në ligjin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur para medieve për ‘paketën e despiunizimit’. Pas mbledhjes që u zhvillua gjatë ditës së sotme në kryesinë e kuvendit, Balla tha se brenda 10 ditësh Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend propozimin për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në Kodin Zgjedhor për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.

“Ka nevojë urgjente e politikës shqiptare dhe instituicioneve të tjera për tu pastruar nga ush bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.  Kemi diskutuar për 2 projektligjet që janë në proces. I pari është ligji për autoritetin për informimin mbi dosjet e sigurimit të shtetit. Kështu nuk do të ketë më asnjë pengesë për tu verifikuar edhe ata që janë verifikuar më parë. Dhe natyrshëm edhe çështja tjetër për parashikimin në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Lexo më tej: Kuvendi nis punën javën tjetër me dosjet e spiunëve dhe mandatin e Xhaçkës

Të gjithë kandidatet do të bëjnë kërkesë te Autoriteti dhe ata të kenë mundësi të verifikojnë. Gjithashtu vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI