Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Aksidentohet autobusi i të infektuarëve me Covid-19, shënohen 27 viktima

Lapsi.al 19 September 2022
Aksidentohet autobusi i të infektuarëve me Covid-19, shënohen 27

Një autobus që transportonte të infektuarit me Covid-19 u aksidentua në Kinë. Të prekurit nga koronavirusi po çoheshin drejt një qendre karantinimi. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 27 persona. Ngjarja e rëndë u regjistrua në jug-perëndim të provincës Guizhou. Mjeti që u përmbys ka plagosur rëndë dhe 20 të tjerë.

Aksidenti solli reagimin e ashpër të banorëve kundër politikës ‘zero covid’ që Pekini ka zgjedhur të ndjekë që prej nisjes së pandemisë dhe që parashikon masa të forta. Sipas këtyre rregullave anticovid, personat që dalin pozitiv me Covid-19 duhet të karantinohen dhe së bashku me ta dhe personat e afër apo të kontaktit.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim.

Të këshilluara

Vuçiç rrit pagat e ushtrisë me 25%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic ka paralajmëruar rritje pagash e pensionesh. Kjo rritje sipas Vuçiqit do të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm dhe d...

19:26

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI