Flash

Virale/ Majmuni rrëzon në tokë burrin që e sulmoi

Lapsi.al 18 September 2022
Virale/ Majmuni rrëzon në tokë burrin që e sulmoi

Një majmun i vetëm rrëzoi një burrë në Indisë. Pamjet janë bërë virale kur shihet se si personi e qëllon majmunin me gurë ndërsa ai i përgjigjet. Pamjet e çuditshme tregojnë personin e inatosur duke goditur një grup majmunësh. Ata vraponin përgjatë rrugës dhe mbi një ndërtesë.

“The Sun” shkruan se ngjarja ka ndodhur në Utter Pradesh të Indisë. Video tregon burrin që merr gurët dhe përpiqet t'i godasë majmunët “në një luftë epike”. Ai arrin t'i ndjekë të gjithë duke përdorur një tullë... përveç një majmuni të vetëm që hakmerret. Krijesa dinake shihet duke u hedhur mbi një parvaz mbi një derë.

Më pas ai niset drejt burrit që nuk reagon, por që rrëzohet drejt e në tokë. Më pas majmuni largohet me vrap ndërsa njeriu e merr veten dhe e ndjek nga pas. Ai nuk arrin ta kapë krijesën pasi ai ngjitet sërish në një ndërtesë. Majmuni më pas shikon njeriun përpara se të largohet. Burri duket se kontrollon dëmtimin e bluzës së tij të grisur nga krijesa. I zemëruar, ai më pas merr një tullë tjetër dhe duket se gjuan majmunin, përpara se të heqë dorë. Mediat lokale shkruajnë se më pas kafsha largua nga vendi pas sulmit.

Rastet e tjera

Kjo ngjarje vjen pasi një djalë 5-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u ndoq nga një “bandë” majmunësh. I vogli i quajtur Nikhil ra nga çatia e shtëpisë së tij në fshatin Jagat të Indisë kur u sulmua nga kafshët e tërbuara. Nikhil u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë nga plagët e marra.

Në korrik, një grua humbi jetën në të njëjtën mënyrë kur ra nga çatia e shtëpisë së saj në përpjekje për t'i shpëtuar një grupi majmunësh. Ndërkohë, një vajzë e re u lëndua duke pasi një majmun i arratisur nga kopshti zoologjik i një fqinji milioner e sulmoi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Thatësi e madhe në Etiopi, majmunët e uritur sulmojnë fëmijët

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI