Flash

Të shtëna edhe në Korçë, një person i plagosur

Lapsi.al 18 September 2022
Të shtëna edhe në Korçë, një person i plagosur

Pas Shkodrës ku një person ka humbur jetën nga të shtënat në një lokal raportohet një ngjarje e rëndë edhe në Korçë. Burime nga mediat thotë se një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ai është paraqitur në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i plagosuri është Romeo B.. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me ar më zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al

LEXO: Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI