Flash

Reshjet intensive të shiut, Ministria informon për situatën

Lapsi.al 18 September 2022
Reshjet intensive të shiut, Ministria informon për situatën

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën në vend pas reshjeve të shumta të ditës së djeshme.

Në njoftim bëhet me dije se situata nga reshjet në qarkun e Kukësit paraqitet më e qetë. Ndërsa sa i përket Tropojës është duke vijuar puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave.

Ministria ka bërë edhe një listim të rrugëve kur qarkullimi i është rikthyer normalitetit. Dhe atyre që mbeten ende të bllokuara nga reshjet.

Njoftimi i plotë: 

Situata në qarkun e Kukësit, pas reshjeve të ditës së djeshme, sot paraqitet më e qetë. Sipas informacioneve nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në bashkinë Tropojë ku pati dëme, gjendja është normalizuar, ndërkohë që vazhdon puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave. Në mbështetje të forcave në terren po punojnë mjete dhe forca e batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile. Ndërsa bashkia ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.

Aktualisht në territorin e bashkisë Tropojë:

– Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. (Curri-Valbonë,Ura e Bujanit-Qafe Morine, Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj,B.Curri-Cërrnicë dhe B.Curri –Fierzë)

– Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë.

– Po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë.

– Në fshatin Degë njësia administrative Fierzë është dërguar një fadromë në mbështetje të komunitetit.

Në qarqet e tjera të vendit situata është e qetë dhe nuk janë vërejtur problematika.

Lexo më tej: Përmbytje në Tropojë 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI